Trump përjashton dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë: Zelensky duhet të jetë fleksibël në negociata, do të marrin shumë tokë

Trump përjashton dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë: Zelensky duhet të jetë fleksibël në negociata, do të marrin shumë tokë

Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për Fox News ka folur për takimin e mundshëm trepalësh, që përfshin  Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn. Trump tha se ditën e djeshme telefonoi Putin dhe shpreson që sjellja e udhëheqësit rus “do të jetë e mirë”. Nëse jo, do të jetë një “situatë e vështirë”, shton Trump. Presidenti thotë se shpreson që Zelensky “të bëjë atë që duhet të bëjë”, por thekson se ai duhet të jetë “fleksibël” edhe në negociata. Trump shton se nuk pret që Zelensky dhe Putin të bëhen ndonjëherë “miqtë më të mirë”, por vëren se të dy udhëheqësit janë ata që “duhet të vendosin për gjërat”. I pyetur nëse SHBA-të do të kenë trupa në terren si pjesë e një garancie sigurie...