Zija Çela: Të gjithë miqtë që kisha, më lanë…

Zija Çela: Të gjithë miqtë që kisha, më lanë…

“Numri i harruar”, tregim nga Zija Çela I hoqi këpucët pa i zgjidhur, duke i shkelur te thembrat herë njërën e herë tjetrën. I tronditur siç ishte, filloi t’i binte telefonit. Me kë do të fliste? E ç’rëndësi kishte, mjaft të dëgjonte një zë dhe t’i qante hallin. Duhet ta kishte vërtitur diskun nja pesëdhjetë herë, kur u kujtua se telefoni nuk punonte. Megjithatë, ngaqë në vetmi nuk gjente ngushëllim dhe mendja i vinte rrotull, vazhdoi ta rrotullonte diskun, si të shpresonte se ashtu aparati do të vihej në punë. Dhe vërtet, kur kishte formuar një shifër me numra që kishin ndjekur njëri-tjetrin, i erdhi në vesh një mërmërimë e lehtë, sikur telat të ishin bërë të gjallë e të sillnin lëvizjen e erës. Pastaj,...