Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur…arrestohet 61-vjeçari

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur…arrestohet 61-vjeçari

Policia Kufitare e Goricës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet. Uniformat blu kanë sekuestruar automjetin dhe sasia e naftës. “Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Në PKK Goricë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi D. Xh. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë. Në përfundim të...