Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Më 15 shtator mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nis paraqitjen e provave
Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave për rastin e saj, tha trupi gjykues gjatë konferencës statusore që u mbajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Të pranishëm në sallë plenare ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërkaq Jakup Krasniqi e përcolli seancën përmes video-lidhjes. Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, tha se idealisht shpreson që të përfundojë me provat dhe dëshmitarët deri në fund të tetorit. Por, do të dëshironte që të kishte kohë më pas – siç ka pasur edhe Prokuroria – për paraqitjen e mocioneve për prova jogojore. Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, tha se parasheh që do t’i duhet 1 javë kohë për paraqitjen e provave...