“Raport për shkeljet në zgjedhje”, Berisha: Rama i caktoi vetes pension 4 mln lekë

“Raport për shkeljet në zgjedhje”, Berisha: Rama i caktoi vetes pension 4 mln lekë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD po përfundon raportin me shkeljet që sipas tij kanë ndodhur në zgjedhjet e 11 majit të cilin do t’ia dërgojë faktorit ndërkombëtar. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha publikoi pamje nga qendrat e votimit në Tiranë ku duken qytetarë të cilët votojnë më shumë se një herë, duke deklaruar se faktori ndërkombëtar është informuar për çdo shkelje të standardeve zgjedhore. “Që të gjitha i çojmë online, i shpërndajmë në të gjitha drejtimet, përfshirë vëzhguesit ndërkombëtar, pa përjashtim të gjitha. Raporti është në përfundim”, tha kreu i PD-së. Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka vendosur vetes një pension të lartë në nivelin 4 milion lekë. “Pra, 4 milionë lekë, do të...