Bosnjë Hercegovinë/ Krizë në Republikën Sërpska, pasi Dodikut i merret mandati!

Bosnjë Hercegovinë/ Krizë në Republikën Sërpska, pasi Dodikut i merret mandati!

Kush do të propozojë një mandatar për kryeministër për Qeverinë e re të Republikës Sërpska? Kjo pyetje lindi pasi kryeministri i këtij entiteti të Bosnje dhe Hercegovinës, Radovan Vishkoviq, dha dorëheqje më 18 gusht dhe, në të njëjtën ditë, edhe Millorad Dodikut (i shpallur non grata nga SHBA-të, sikurse edhe Sali Berisha në Shqipëri), iu mor mandati i presidentit të entitetit. Sipas Kushtetutës së Republikës Sërpska, vetëm presidenti i entitetit ka të drejtë të propozojë një mandatar për kryeministër për qeverinë e re. Dorëheqja e Vishkoviqit çoi automatikisht në rrëzimin e qeverisë, por, deri në zgjedhjen e qeverisë së re, ministrat aktualë, të udhëhequr nga Vishkoviq, do të vazhdojnë të kryejnë detyra teknike. Dodik, zyrtarisht, nuk e mban më detyrën e presidentit, pasi Gjykata e...