Spiropali pret ambasadorin Gonzato: Diskutuam për anëtarësimin në BE dhe për thellimin e bashkëpunimit

Spiropali pret ambasadorin Gonzato: Diskutuam për anëtarësimin në BE dhe për thellimin e bashkëpunimit

Në prag të sesionit të ri parlamentar që nis në muajin shtator, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato. Kryeparlamentarja njoftoi pas takimit se ata diskutuan edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin e mëtejshëm. “Diskutuam mbi anëtarësimin në BE, si kryeprioriteti i Legjislaturës së XI dhe koordinimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit europian”, thuhet në njoftimin zyrtar. Hapja në vjeshtë në Tiranë e zyrës së Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor, ishte një tjetër temë bisede, që u vlerësua si një mundësi më shumë “për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin...