Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në aksin Fier-Patos, të plagosur tre persona
Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos. Sipas uniformave blu mësohet se një automjet është përplasur me një motomjet, duke lënë të lënduar dy drejtuesit dhe një pasagjere femër. Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. “Rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi G. M., shtetasi A. A. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Opinion.al