Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Çlirohen hapësirat në Kombinat, Bashkia e Tiranës vijon aksionin në zonat periferike
Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private vijon në Tiranë. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ishte në zonën e Kombinatit ku ndërhyri përgjatë rrugës kryesore nga “Misto Mame” deri në kthesën e Vaqarrit me synim çlirimin e lulishtes qendrore dhe hapësirave përreth. Nënkryetari i Bashkisë, Blendi Sulaj i cili ndoqi nga afër aksionin tha se ndërhyrja vjen pas një numri të madh ankesash nga banorët dhe se do të jetë pjesë e një plani afatgjatë për rikthimin e hapësirave publike. “Ajo për të cilën jemi sot në Kombinat është sepse kemi një numër shumë të madh ankesash nga qytetarët, për lulishten kryesore të Kombinatit e cila është zënë me karrige, vazo, me kangjella, është parcelizuar në disa raste. Ajo për të...