‘Manipulim monstruoz’, Berisha: Rama ka kapur INSTAT për të fshehur krizën e eksporteve

‘Manipulim monstruoz’, Berisha: Rama ka kapur INSTAT për të fshehur krizën e eksporteve

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza kundrejt INSTAT se po mashtron duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë. Berisha pretendon se INSTAT po paraqet një realitet të rremë në sektorin e eksporteve, pasi sipas tij, fluksi i madh i eurove që vijnë me kontejnerë, mikorbusë apo mjete të tjera nga karteli i drogës, ka zhvlerësuar ndjeshëm euron dhe ka shkatërruar sektorin eksportues. Në këtë kuadër, Berisha pretendon se INSTAT ka manipuluar të dhënat publike dhe po fsheh situatën reale të ekonomisë shqiptare. “INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet. Eksportet, për shkak të narkoeuros,...