Rënia e yield-eve zbeh interesin e investitorëve të huaj për borxhin e qeverisë

Rënia e yield-eve zbeh interesin e investitorëve të huaj për borxhin e qeverisë

Rënia e ndjeshme e yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare ka ulur interesin e investitorëve të huaj. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, huamarrja e re neto e qeverisë në tregun e brendshëm u shtua me 18.4 miliardë lekë në tremujorin e dytë.Shtesa konsistoi tërësisht në obligacione të maturitetit nga 2 – 20-vjeçar. Pothuajse e gjithë shtesa e huamarrjes u përballua nga bankat, ndërsa portofoli i titujve i zotëruar nga individët dhe jorezidentët nuk pati ndryshime.Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo sjellje reflektoi hezitimin e këtyre aktorëve të tregut për të shtuar pjesëmarrjen në ankandet e zhvilluara, si pasojë e normave të ulëta të interesit, kombinuar edhe me strukturën që pati shtesa e huamarrjes në këtë periudhë. Kjo e fundit konsistoi thuajse tërësisht, 90%,...