FOTO/ Spiropali pret në takim ambasadorin e BE: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Europian në Tiranë

FOTO/ Spiropali pret në takim ambasadorin e BE: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Europian në Tiranë

Në prag të sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. Kryetarja Spiropali dhe Ambasadori Gonzato diskutuan mbi anëtarësimin në BE si kryeprioriteti i Legjislaturës së XI dhe koordinimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit europian. Hapja në vjeshtë në Tiranë e zyrës së Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor është një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike.