“Yamal do të bëjë histori si futbollist, duhet ta trajtojmë me qetësi dhe kujdes”

“Yamal do të bëjë histori si futbollist, duhet ta trajtojmë me qetësi dhe kujdes”

19 Gusht 2025 14:59 Alfred Lleshi Luis de la Fuente analizoi në “Radioestadio Noche” të “Onda Cero” situatën aktuale të kombëtares spanjolle, dy javë para rifillimit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026. Rodri dhe Carvajal – “Le t’i marrin gjërat me qetësi, e rëndësishme është të jenë të sigurt në atë që bëjnë në fushë. Ajo që dua është që të jenë në dispozicion për Botërorin”. Lavde për Yamal – “Lamine është një futbollist që do të bëjë histori. Duhet t’i japim qetësinë e duhur, ta trajtojmë me kujdes… Pra, duhet të formojmë njerëz para se futbollistë”. Joan García – “Unë nuk shikoj klubin e origjinës së futbollistit. Në kombëtare do të vijë ai që besojmë se duhet të vijë. Kemi 6 portierë spanjollë, që...