Libri “E gjithkohshmja Andërr” i Donika Dabishevcit u prezantua në Podujevë

Libri “E gjithkohshmja Andërr” i Donika Dabishevcit u prezantua në Podujevë

Në kuadër të Festivalit të Poezisë “Valët e Llapit”, që u mbajt në Podujevë, u organizua një mbrëmje letrare kushtuar poetes Donika Dabishevci dhe veprës së saj të fundit poetike “E gjithkohshmja Andërr”, e cila u nderua me Çmimin Kombëtar për veprën më të mirë me poezi të vitit 2024. Në Galerinë e Arteve, para një publiku të përzgjedhur, u zhvillua një takim i ngrohtë letrar ku u lexuan poezi, dhe u ndanë reflektime për vlerat estetike të librit. Studiuesi Imer Topanica shpalosi një vështrim të thellë e përmbajtësor mbi veprën. Në fjalën e saj, autorja Donika Dabishevci theksoi se poezia mbetet një nga mënyrat më të fuqishme për të ruajtur kujtesën dhe për ta shndërruar dhimbjen në dëshmi artistike. Festivali “Valët e Llapit”, i...