Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Poezia dhe dëshmia letrare në qendër të Festivalit “Valët e Llapit” në Podujevë
Në kuadër të Ditëve të Diasporës 2025, Podujeva u bë vatër e fjalës poetike me organizimin e Festivalit të Poezisë “Valët e Llapit”. Ky manifestim kulturor, tashmë i shndërruar në traditë, bashkoi poetë, studiues dhe lexues, duke e kthyer mbrëmjen e 18 gushtit në një festë të letërsisë. Në kuadër të festivalit u zhvillua një takim kushtuar poetes Donika Dabishevci, e cila prezantoi veprën e saj më të fundit poetike, “E gjithkohshmja Andërr”, libër i nderuar me Çmimin Kombëtar për Poezi, 2024, nga Ministria e Kulturës. Studiuesi Imer Topanica vlerësoi çështje të ndryshme të librit duke u ndalë te dimensioni estetik dhe fuqia e kujtesës që ai sjell, për t’i dhënë zë traumës dhe dëshmisë kolektive. Autorja, në fjalën e saj, falënderoi publikun dhe organizatorët,...