Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mandati i Arjan Ndojës mbetet i paprekur, rrëzohet kërkesa e Andia Ullirit
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e deputetes demokrate Andia Ulliri për qarkun e Durrësit, duke i dhënë fund përpjekjes së saj për të marrë mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ulliri, e cila nuk arriti të sigurojë një mandat në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pretendonte se mandati i Ndojës duhej t’i kalonte asaj për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore. Sipas saj, lista në Durrës prodhoi pesë meshkuj dhe vetëm një femër, ndërsa sistemi parashikon raportin dy me një në favor të përfaqësimit të grave. Por pas dëgjimit të palëve, Kolegji Zgjedhor vendosi që Ulliri të mos njihej si palë e legjitimuar në këtë proces, duke pushuar çështjen./tvklan