Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjeneva hap “dyert” për takimin Putin-Zelensky, Zvicra ‘injoron’ urdhër-arrestin ndërkombëtar për presidentin rus: Nëse vjen, nuk do e arrestojmë
Gjeneva po shihet gjithnjë e më shumë si vendi i mundshëm ku mund të zhvillohet një samiti i paqes mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, një ide e propozuar fillimisht nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Macron deklaroi se samiti duhet të mbahet në një “vend neutral, ndoshta në Zvicër – unë po shtyj për Gjenevën – ose në një tjetër shtet.” Ai theksoi për LCI/TF1 se “nuk është vetëm një hipotezë, por vullnet i përbashkët i liderëve.” Ministri i jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, konfirmoi këtë mëngjes se vendi i tij mund të organizojë takimin, duke u mbështetur tek roli i veçantë i Zvicrës dhe statusi i Gjenevës si selia evropiane e OKB-së. Megjithatë, ekziston një pengesë madhore:...