Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën për mandatin e deputetes së Andia Ullirit
Kolegji Zgjedhor ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga Andia Ulliri për mandatin e deputetes në qarkun e Durrësit, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në vendim theksohet se gjykimi i çështjes pushohet, për shkak të mungesës së legjitimitetit të paditëses. “Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankimim”, nënvizon Kolegji. Kësisoj, mandati që Ulliri pretendonte mbi bazën e kuotës gjinore, i shkon përfundimisht kandidatit Arjan Ndoji.