Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tentuan ti marrin shtëpinë, qytetarja zbulon kredinë false tek “Raiffeisen Bank”/ Fiton edhe dëmshpërblim!
Qytetarja me iniciale Xh.Xh (dokumenti që disponojmë ka identitetin e plotë) është divorcuar nga bashkëshorti, me vendimin gjyqësor nr. 470, datë 15.12.2006 ku nga Gjykata është zgjidhur martesa ligjore ndërmjet saj dhe ish bashkëshortit. Por një vit më vonë, në datën 29.07.2007 rezulton se ish burri, ka nënshkruar një kontratë kredie ndërmjet palës së paditur shoqëria Raiffaisen Bank sha në cilësinë e kredidhënësit dhe shtetasve R. O. (ish bashkëshorti i të dëmtuarës) në cilësinë e kredimmarrësit dhe vetë denoncueses Xh.Xh ( e njour edhe me mbiemrin O….) në cilësinë e bashkredimarrësit, për shumën prej 900.000 (nëntëqind mijë) lekë. Faksimile e dokumentit Pra një vit pasi bashkëshortët ishin ndarë me vendim gjykate, Raiffeisen Bank nënshkruan kontratë kredie me shtetasin R.O, ish burrin e shtetases Xh.XH duke futur edhe këtë të...