Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha: Rama do të llogarisë si turistë edhe pasagjerët që kalojnë transit në Rinas
Sali Berisha thotë se turizmi këtë vit në Shqipëri ka pësuar rënie drastike të shifrave, pavarësisht manipulimeve që ai thotë se qeveria bën. “Ne kemi denoncuar siç ju kujtohet vjet, me forcën më të madhe rënien dramatike të turizmit dhe kemi vazhduar të denoncojmë. Këtë vit ka qenë dhe më e madhe. Problemi është këtu. Konfuzioni në shifra, vjen nga konfondimi në Shqipëri i pasagjerit me turistin. Në përcaktimin e Organizatës Botërore të Turizmit, edhe vizitori duhet të dallohet nga turisti. Dhe pasagjeri nuk mund të llogaritet në turizëm. Pasagjeri që kalon transit nuk është as vizitor, as turist. Këta marrin shifrat e aeroportit të Rinasit dhe i servirin si turizëm”, tha Berisha në një konferencë për mediat, raporton A2 CNN. “Por ky vit ka...