Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Heroi i Arsenal: Punojmë shumë me goditjet standarte, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi
19 Gusht 2025 12:53 Telesport Mbrojtësi i Arsenal, Riccardo Calafiori, ishte heroi i “topçinjve” në fitoren 1-0 që arritën ndaj Manchester United në “Old Trafford”, në javën e parë të Premier League. Në një deklaratë për “Sky Sports”, mbrojtësi italian tha: “Si gjithmonë, ne punuam shumë në goditjet standarde dhe kjo është ajo që treguam edhe ndaj United. Duhet të përmirësohemi nëse është e mundur dhe të vazhdojmë kështu”. “Nëse duam të garojmë në nivele të larta, duhet të jemi të mirë në çdo pozicion. Shokët e mi të ekipit janë gati të luajnë ashtu si unë, ndaj nuk është e lehtë të luash çdo ndeshje”, shtoi Calafiori. “Besimi që kemi brenda do ta rrisë nivelin. Shpresoj të luaj shumë, por nëse jo, ka një...