Samiti Trump–Zelenksy–BE, ish-ambasadori: E vështirë të arrihet marrëveshja për fundin e luftës

Samiti Trump–Zelenksy–BE, ish-ambasadori: E vështirë të arrihet marrëveshja për fundin e luftës

Ish-ambasadori Roland Bimo e sheh të pamundur arritjen e një marrëveshje të afërt mes Rusisë dhe Ukrainës për përfundimin e luftës. I ftuar në studion e RTSH 24 në lidhje me samitin e mbajtur një ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve europianë, ish-ambasadori vlerëson si pozitiv gjuhën e paqes dhe jo atë të sanksioneve e kërcënimeve sikurse ndodhi në takimin e parë mes presidentit ukrainas e atij amerikan në Zyrën Ovale. Bimo shtoi se ajo që mund të ndodhë është tërheqja e Shteteve të Bashkuara Amerikanë nga angazhimet në konflikt. “Nuk besoj sepse ajo që mund të ndodhë është tërheqje më e shpejtë e SHBA nga angazhimet e veta në konflikt çka do i jepte avantazh ushtrisë...