Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Si lindi estetika moderne?, nga Tzvetan Todorov
Lindja e estetikës moderne Nga Tzvetan Todorov Teza sipas të cilës letërsia nuk hyn në lidhje kuptimplotë me botën dhe si rrjedhim vlerësimit të saj nuk i mbetet të ketë kujdes se për çfarë na flet, nuk është as një shpikje e profesorëve të letërsisë të ditëve të sotme, as një kontribut origjinal i strukturalistëve. Kjo tezë ka një histori të gjatë dhe komplekse, paralelisht me ardhjen në pushtet të modernitetit. Për ta kuptuar më mirë dhe për të arritur që ta shohim edhe nga jashtë, do të doja të përmendja këtu shkurtimisht etapat kryesore. Sa për fillim, duhet thënë se për atë që quhet me të drejtë teoria klasike e poezisë, marrëdhënia me botën e jashtme është pohuar në masë të madhe. Disa formula të...