Vlora në flakë/ Zjarret pushtojnë pyjet dhe banesat, situata jashtë kontrollit!

Vlora në flakë/ Zjarret pushtojnë pyjet dhe banesat, situata jashtë kontrollit!

Vlora është një nga zonat më të prekura nga zjarret gjatë verës që përfshinë vendin nga veriu në jug. Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe toka me bimësi të dendur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe në disa raste edhe në pronat private të banorëve. Beteja për të vënë nën kontroll flakët ishte e vështirë prej disa ditësh. Problematika sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në Vlorë mbetet zjarrvënia. Nje tjeter situatë shqetesuese mbeten edhe zjarret në banesa, ku vetem në ditet e fundit janë rregjistruat disa të tilla. Situata aktualisht mbetet nën monitorim, pasi temperaturat e larta ende favorizojnë përpahjen e flakëve. Ndërkohë autoritetet lokale në Vlorë do të bëjnë edhe...