Mandati i gjashtë i PD në Durrës/ Andia Ulliri kërkon mandatin e Arjan Ndojës, vendos Kolegji Zgjedhor

Mandati i gjashtë i PD në Durrës/ Andia Ulliri kërkon mandatin e Arjan Ndojës, vendos Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë këtë të martë për mandatin e gjashtë të PD në Durrës, që është fituar nga Arjan Ndoja. Andia Ulliri e kërkon këtë mandat, duke pretenduar se i takon asaj, bazuar në kuotat gjinore. Më 30 korrik, Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka rrëzuar ankimimin e kandidates demokrate për zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri duke lënë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori, Arjan Ndoja. Në kërkesën e saj, Ulliri theksoi se renditja e kandidatëve fitues, siç pasqyrohet aktualisht në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk respekton përfaqësimin gjinor të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Koalicioni PD-ASHM mori gjashtë mandate në Durrës, ku pesë ishin në listën e mbyllur. Ndërsa PS...