Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“E kam ditur si është të mos kesh zë”/ Jenna Ortega rrëfen anën e errët të karrierës së saj në Hollywood
Jenna Ortega, ylli i serialit “Wednesday”, ka rrëfyer për “Vogue México” se ndonëse karriera e saj nisi herët, për një kohë të gjatë nuk ndihej e dëgjuar. “Gjithmonë e kam ditur si është të mos kesh zë dhe kjo më tmerron”, tha 22-vjeçarja, duke shtuar se sot përpiqet ta përdorë zërin me kujdes, profesionalizëm dhe sjellje. Aktorja tregoi se përvojat e vështira në fillimet e saj e bënë të mbyllej në vetvete dhe ta humbte sigurinë në ambientet e xhirimeve. Pa përmendur projekte konkrete, ajo theksoi se për një artiste të re, mungesa e hapësirës për të shprehur mendimet mund të jetë shkatërruese. Ortega foli edhe për ndikimin e famës në jetën e saj personale, duke thënë se është bërë më e rezervuar dhe më...