Kërkonte mandatin e Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

Kërkonte mandatin e Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

Në Kolegjin Zgjedhor ka nisur shqyrtimi i padisë së demokrates Andia Ullirit. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se Ulliri kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas. Andia Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Arjan Ndoja nuk u paraqit, por u përfaqësua nga avokati Rexhë Margjeka. Avokati i ish-prokurorit që në fillim të seancës kërkoi që të mos legjitimohej i palë ankimuese Andia Ullirin. Trupi gjykues u tërhoq për vendim. Pasi dëgjoi palët dhe u njoh me kërkesën e avokatit Ndoka vendosi pushimin e çështjes së Andia Ulliriti se nuk legjitimohet si palë paditëse. Kandidatja demokrate, e cila kërkon t’i marrë mandatin ish prokurorit Arian Ndoja për shkak të kuotës gjinore, ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve...