Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pelegrinazhi në Tomorr/ Policia publikon itineraret zyrtare: Ja si do të lëvizin besimtarët
Festa e besimtarëve bektashinj, pelegrinazhi i përvitshëm i muajit gusht, që do të mbahet në Malin e Tomorrit, e njohur ndryshe edhe si “Festa e Kulmakut”, paraprihet edhe me masa të forta sigurie nga ana e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me institucionet vendore, si dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Drejtoria Vendore e Policisë Berat njoftoi sot (19 gusht) planin e posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Ky pelegrinazh ka nisur prej ditës së djeshme dhe zgjat një javë. “Ky plan ka si objektiva: parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin...