Ndezi zjarr në fushën e sportit dhe dogji një sipërfaqe me shkurre, arrestohet 20-vjeçari në Finiq

Ndezi zjarr në fushën e sportit dhe dogji një sipërfaqe me shkurre, arrestohet 20-vjeçari në Finiq

Një i ri ka rënë në pranga në Finiq për zjarrëvënie. Shtetasi me iniciale A.P., 20 vjeç, ndezi zjarr në fushën e sportit në fshatit Sopik, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe me bimë dhe shkurre. Njoftimi i policisë: Finiq/Dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre, në fshatin Sopik, arrestohet 20-vjeçari. Falë ndërhyrjes së banorëve të zonës, u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda. Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Sopik, Finiq. 20-vjeçari dyshohet se më datë 18.08.2025, ka ndezur zjarr në fushën e sportit të...