Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
59-vjeçari ndërroi jetë pas mbushjes së dhëmballës, familjarët: Vdekja ishte natyrale
Lidhur me vdekjen e 59-vjeçarit në Devoll, familjarët ditën e sotme në një komunikim jashtë kamerave janë shprehur se nuk kanë pretendim për rastin, ndërsa sipas tyre vdekja ka qenë natyrale. Ndërkaq ata kanë shtuar se vdekja ka ndodhur rastësisht nga shkaqe të tjera të natyrshme pas marrjes së shërbimit dentar, që nuk lidhen me këtë shërbim. Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të afërt. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë “S’jam mirë”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt. Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë...