Kulisat e përplasjes së madhe, Petraj zbulon skenarin e fshehtë brenda selisë blu, drejtues e ish-drejtues të PD…

Kulisat e përplasjes së madhe, Petraj zbulon skenarin e fshehtë brenda selisë blu, drejtues e ish-drejtues të PD…

Rigels Seliman Avokati i njohur, Edmond Petraj ka hedhur dritë mbi një skenar të fshehtë që mund të trazojë themelet e Partisë Demokratike. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai zbulon se një grup drejtuesish dhe ish-drejtuesish të PD-së po finalizojnë planin për ta përmbysur Sali Berishën nga froni i partisë. Sipas Petraj, lëvizja nuk është më thashetheme korridori, por një aksion i koduar që pritet të nisë në shtator, i cili shihet si muaji i shpërthimeve politike në Shqipëri. Objektivi i rebelëve demokratë nuk është vetëm Berisha, por edhe garnitura e tij më besnike, e cila prej dy vitesh ka blinduar selinë blu. Ndërkohë Petraj paralajmëron se kjo përplasje mund të shndërrohet në betejën më të madhe të brendshme në historinë e Partisë Demokratike,...