Gjendet kanabis, kokainë/Banesë në Yzberisht për përgatitjen e drogës, 1 në pranga

Gjendet kanabis, kokainë/Banesë në Yzberisht për përgatitjen e drogës, 1 në pranga

Zbulohet në Yzberisht, në Tiranë një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen. Sekuestrohen nga banesa rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi Kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu. Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni i koduar “Shape”, ku u arrestua në flagrancë pronari i banesës. ‘Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua...