Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Telefonata 40-minutshme, Putin i thotë “po” takimit me Zelenskin
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i SHBA-së Donald Trump diskutuan idenë e “rritjes së nivelit të përfaqësuesve” në bisedimet për Ukrainën në një telefonatë 40-minutëshe pas takimit të udhëheqësit të SHBA-së me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, tha Kremlini sot permes Yuri Ushakov. Jo vetëm rritje nivelit të përfaqësuesve nga pala ukrainase dhe ruse që marrin pjesë në negociatat e drejtpërdrejta, por sipas ndihmësit te Kremlinit Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë po Trump për një takimin dypalësh me Presidentin e Ukrainës. Deri tani ai e ka refuzuar një takim te tillë pasi e konsideronte Zelenskin një bashkëbisedues të paligjshëm.