Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Parashikimi i motit sot, 19 gusht 2025
                            Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak  moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare nga mesdita deri në orët e vona të pasdites, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore. Në këto zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal, ndërsa në relievet e larta malore reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa herë pas here në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë 8-10 m/s.