Tubimet e dhunshme në Serbi, mediat gjermane: Vuçiç paralajmëroi goditje ndaj protestuesve, por ‘mbylli sytë’ ndaj dhunës së mbështetësve të qeverisë

Tubimet e dhunshme në Serbi, mediat gjermane: Vuçiç paralajmëroi goditje ndaj protestuesve, por ‘mbylli sytë’ ndaj dhunës së mbështetësve të qeverisë

Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës nga mbështetësit e qeverisë. “Pas valës së protestave antiqeveritare në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata ‘terroristë’”, raportoi transmetuesi publik gjerman ZDF, duke cituar fjalët e Vuçiqit nga një konferencë të dielën. “Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të rivendosur ligjin, paqen dhe rendin”, tha ai. Vuçiq përshkruhet në raport si një “politikan i krahut të djathtë” dhe citohet të ketë thënë se qeverisë së tij i duhen disa ditë për të përgatitur një “kornizë ligjore dhe formale” për përgjigjen e...