Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kalaja e Bashtovës gati të presë vizitorët, më parë u përfshi në restaurim si pjesë e programit “EU4Culture”
Kalaja e Bashtovës, që është edhe një nga më të veçantat në vendin tonë me përfundimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin do të mirëpresë vizitorët. Kalaja e Bashtovës u përfshi në restaurim, si pjesë e programit “EU4Culture”, ku një aktivitet do të zhvillohet në ditët e fundit të këtij muaji. Në faqen e Delegacionit të BE-së në Shqipëri bëhet me dije se në këtë aktivitet do të shihet se si kjo kala dikur e braktisur është rikthyer në jetë. “Më 29 gusht, ejani dhe dëshmoni transformimin e Kalasë së Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot e rikthyer në jetë dhe gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian nëpërmjet programit “EU4Culture”, zbatuar nga UNOPS. Bashkohuni me ne në një aktivitet...