Programi i strehimit social, publikohen kriteret se si mund të bëhesh përfitues

Programi i strehimit social, publikohen kriteret se si mund të bëhesh përfitues

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar dje dokumentin, i cili ka në fokus programin e strehimit social, ku janë paraqitur edhe kriteret se si mund të bëhesh një përfitues i këtij programi. Agjencia për Media dhe Informim tha në një postim në rrjetet sociale se “kjo është një nismë e rëndësishme e qeverisë shqiptare, për të qenë sa më pranë shtresave më vulnerabël të shoqërisë dhe jo vetëm, të cilat mund të përfitojnë nga ky program strehimi”. Lista e plotë e kritereve të përfitimit ndahet në katër grupe. Si fillim, të jesh përfitues duhet të përmbushësh kriterin e kushteve të strehimit, nga ku në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që nuk disponojnë një banesë në pronësi, banojnë në banesa që...