Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ligji i ri për koncesionet dhe PPP-të – Përzgjedhja nga një komision i posaçëm, monitorimi nga Njësia e Zbatimit të…
Ligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” pritet të ndryshojë duke sjellë parashikime të reja ligjore. Projektiligji është depozituar në Kuvend, teksa sipas relacionit shoqërues synon krijimin e një kuadri të qartë, të qëndrueshëm dhe konkurrues për nxitjen e investimeve private nëpërmjet koncesioneve dhe partneriteteve publike- private (PPP). Sipas draftit, dhënia e një kontrate koncesionare ose PPP do të kalojë në disa faza të detyrueshme. Fillimisht, projekti do identifikohet nga autoritetet publike dhe do i nënshtrohet një studimi të plotë fizibiliteti, ku analizohen kostoja, përfitimet, ndikimi mjedisor dhe ndarja e risqeve. Ky studim duhet të miratohet nga Ministria e Financave, për të siguruar që nuk krijon rrezik për buxhetin e shtetit. Më pas, do ngrihet një komision i posaçëm me ekspertë juridikë dhe financiarë, i...