Beteja titanike kundër FIFA-s, Lassana Diarra kërkon 65 milionë euro dëmshpërblim

Beteja titanike kundër FIFA-s, Lassana Diarra kërkon 65 milionë euro dëmshpërblim

Kanë kaluar mbi 11 vite që kur Lassana Diarra nisi betejën e tij ligjore kundër FIFA-s dhe tani historia vazhdon me një kapitull të ri. Ish-mesfushori francez ka paraqitur një kërkesë dëmshpërblimi prej 65 milionë euro pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian (GJED), e cila shpalli të paligjshme disa rregulla të sistemit të transferimeve. Çështja nisi në vitin 2014, kur Diarra tentoi të zgjidhte kontratën me Lokomotivën e Moskës për t’u transferuar te Charleroi. FIFA e pengoi. Në tetor 2024, GJED i dha të drejtë francezit. Me mbështetjen e plotë të FIFPRO, ai kërkon tani dëmshpërblim. Diarra deklaroi: “Jam i detyruar të luftoj në këtë betejë që prej gushtit 2014. Munda t’i rezistoj presionit të FIFA-s, sepse pata një karrierë të mirë,...