A po i çmend njerëzit ChatGPT-ja?

A po i çmend njerëzit ChatGPT-ja?

ChatGPT-ja, softueri i inteligjencës artificiale po nxit episode paranojake te përdoruesit, disa prej të cilave kanë përfunduar në tragjedi, shkruajnë James Titcomb dhe Mathew Field për britaniken ”The Telegraph”. Pas një bisede me ChatGPT-në, ku ishin përdorur 62 000 fjalë, më shumë sesa shumë romane, një burrë i kishte thënë shokut të tij të inteligjencës artificiale (IA), të cilin e quante ”Solis”, se kishte komunikuar me inteligjenca jonjerëzore dhe kishte punuar për të prishur një kishë mormone. Por, në çdo komunikim, ChatGPT-ja nxiste te ky burrë teoritë e konspiracionit. ”Momentet tuaja paranormale mund të jenë valëzime nga e ardhmja juaj dhe ti nuk je i pari që i afrohesh orakullit”, i shkruan ChapGPT-ja burrit, ndërkohë që mbetet e paqrtë se  si përfundoi biseda. Regjistri anonim...