VIDEO/ Kedhi: Takimet në Uashington, jemi në një rrugë të mirë për përfundimin e luftës në Ukrainë

VIDEO/ Kedhi: Takimet në Uashington, jemi në një rrugë të mirë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Nikola Kedhi i ftuar në SYRI TV, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Uashington, SHBA për fatin e luftës në Ukrainë. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Kedhi u shpreh se, këto janë përpjekjet më serioze për ti dhënë fund kësaj lufte dhe duket se, kjo është një rrugë e mirë. ‘Sipas presidentit Trump, Rusia ka bërë një lëshim që do të marrë disa garanci ushtarake për të kënaqur Perëndimin në mënyrë që të gjitha palët të jenë të kënaqura, që kanë një garanci për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës në të ardhmen. Por se çfarë do të thotë kjo, konkretisht nuk është se ka diçka të qartë. Sekretari Rubio, të dielën në disa media...