Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare i kthehet rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet

Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare i kthehet rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet

Yield-i i obligacioneve 15 vjeçare i është kthyer rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve u rrit ndjeshëm në 5.95%, nga 5.57% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin maj. Yield-i majit kishte shënuar njëkohësisht edhe nivelin minimal historik të yield-eve të obligacioneve 15-vjeçare.Megjithëse yield-et u rritën, kërkesa e investitorëve edhe në ankandin e kësaj jave rezultoi e kënaqshme. Nga 2 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkesave të paraqitura nga investitorët arriti në 2.44 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi ta rrisë vlerën e emetimit në 2.3 miliardë lekë dhe kjo vlerësohet të ketë...