Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Nuk ka asnjë rikuperim, Eksportet reale ranë me 7.4% për janar-korrik
Në pjesën e parë të këtij viti u duk se eksportet po rikuperoheshin, pas tendencës rënëse të dy viteve të kaluara. Të dhënat zyrtare treguan se për 7 mujorin, eksportet në total ishin 238.5 miliardë lekë, me një rritje prej 2.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në korrik, eksportet ishin 35.2 miliardë lekë, me zgjerim 5.7%.Një pjesë e madhe e rikuperimit lidhej me rritjen e fortë të shitjeve drejt Kosovës, të cilat u zgjeruan me 72.5% për 7 mujorin. “Monitor” ka mësuar se nuk kemi të bëjmë me rritje reale, por thjesht me ndryshimin e metodologjisë, pasi që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte. Si rrjedhojë, kapitulli “Lëndët djegëse minerale, vajrat...