Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I skeduar nga policia, ja kush është shqiptari me dy emra që u vra në Athinë (EMRI+FOTO)
Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen me armë zjarri të një shtetasi shqiptar në Athinë. Mediat greke raportojnë se viktima është identifikuar si Bashimi (alias Artur Turabi). 47-vjeçari u gjet i shtrirë përtokë me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë, në Agios Panteleimonas. Ai rezulton emër i njohur për policinë helene, pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që grabiste pasagjerët në transportin publik dhe mashtronte qytetarët.