Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Greqi/ I riu shqiptar arratiset nga spitali i burgut
Një 28-vjeçar shqiptar ka arritur t’i shpëtojë rojeve dhe të arratiset nga spitali i burgut në Kostur të Greqisë, duke vënë në alarm autoritetet vendase. I riu po trajtohej në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm, nën vëzhgim dhe me shoqërim policor, por arriti të zhdukej në rrethana ende të paqarta. Sipas mediave greke, Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet të lëshohet urdhër për publikimin e identitetit dhe fotos së të arratisurit. Aktualisht policia dhe forcat speciale janë hedhur në kërkim të tij, ndërsa janë përforcuar patrullat policore dhe ushtarake përgjatë kufirit. Rrethanat e arratisjes janë nën hetim, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitetin vendas.