Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ekzekutohet me armë zjarri në mes të Athinës 30-vjeçari shqiptar, dyshohet për pazare droge (FOTO)
Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbremjen e sotme në zonën “Agio Pandeleimona” të Athinës. Burime policore thonë viktima se është shtetas shqiptar, Artur Bashimi 30-vjeç. Ai u identifikua, pasi sipas burimeve në trup i janë gjetur dokumente (pasaportë shqiptare). Burimet thanë se bëhet fjalë për prishje pazaresh droge, por ende nuk ka detaje. Viktima rezulton i arrestuar nën akuzën e grupit kriminal dhe i akuzuar për disa vjedhje.