Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë

Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë

Këto janë pamjet që zjarret kanë lënë pas në Delvinë dhe në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Mijëra hektarë pyje të djegur nga zjarret. Kullota, pemë e shtëpi të shkrumbuara nga flakët, por edhe shumë kafshë, bagëti të imta dhe kuaj të djegur. Vullnetarë dhe mbrojtës të kafshëve, siç është edhe Maria Cristina Medina, drejtuesja e një strehëze për kafshët në Tiranë, kanë shkuar për të ndihmuar banorët e këtyre zonave me kafshët e djegura. Ajo ndjek nga afër punën e veterinerit që po trajton një kalë të djegur nga zjarri. “Shumë njerëz më kanë kontaktuar për kuaj dhe mushka të plagosur. Ndihma e vetme e drejtpërdrejtë ku na u lejua ta merrnim ishte ajo e para në Delvinë. Delvina, kali mban edhe emrin e qytetit,...