Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekzekutohet me armë zjarri në mes të Athinës 30-vjeçari shqiptar, dyshohet për pazare droge
Një person është ekzekutuar me armë zjarri para pak në zonën “Agio Pandeleimona” të Athinës. Burime policore thonë se është shtetas shqiptar, rreth 30-vjeç, sipas korrespondentit të Top Channel në Greqi, Artur Bibe. Në trup i janë gjetur dokumente (pasaportë shqiptare). Burimet thanë se bëhet fjalë për prishje pazaresh droge, por ende nuk ka detaje. Top Channel