‘Është lojë fjalësh’/ Burimi: Trump kërkon paqe tani, Zelenksy synon të fitojë kohë, Evropa e di që me Rusinë do të ketë përsëri luftë

‘Është lojë fjalësh’/ Burimi: Trump kërkon paqe tani, Zelenksy synon të fitojë kohë, Evropa e di që me Rusinë do të ketë përsëri luftë

Në një analizë të thelluar mbi takimin që po zhvillohet mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve evropianë, gazetari Genc Burimi, i ftuar në një intervistë në Syri TV, deklaroi se thelbi i diskutimeve është çështja e garancive dhe e vlerave. Ai theksoi se historia nuk duhet të përsëritet, duke sjellë ndër mend rastet e Mynihut, Chamberlainit dhe Daladier, të cilët i shitën Çekosllovakinë Hitlerit. Burimi nënvizoi se sot në tryezë është një debat semantik, por jetik: pushim zjarri apo marrëveshje paqeje. Sipas tij, evropianët po synojnë një skenar të ngjashëm me atë të dy Koreve apo dy Qiprove, ku nuk ka pasur kurrë marrëveshje paqeje, por vetëm një situatë të ngrirë. “Evropianët e dinë fare mirë se me Rusinë do...