Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zelensky me kostum të zi (por pa kravatë), një gjest pajtimi me Trump?
Bota E Hënë, 18 Gusht 2025 20:51 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ndryshoi veshjen e tij me shpresën se do të ndryshojë edhe qëndrimi i Donald Trump ndaj tij dhe mbi të gjitha, rezultati i samitit në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky u paraqit në selinë presidenciale i veshur me një kostum të zi dhe këmishë të zezë (por pa kravatë). Ai la mënjanë uniformën ushtarake që e ka karakterizuar që prej fillimit të agresionit rus në shkurt të vitit 2022. Çdo përpjekje, pra, është e vlefshme për të krijuar klimën më të favorshme për nisjen e dialogut. Më 28 shkurt, gjatë përballjes së parë katastrofike mes dy krerëve të shteteve, Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë i veshur me pulovër dhe pantallona ushtarake. “Oh, shiko,...